Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se i ka dërguar letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ambasadorit të ShBA-së në Beograd, Christopher Hill dhe atij të OSBE-së në lidhje me zgjedhjen e gjyqtarëve në Bujanoc.
Me një postim në Facebook, Shaip Kamberi ka thënë se zgjedhja e gjyqtarëve në Bujanoc është në kundërshtim me ligjin, ndërsa i ka bërë thirrje presidentit që të respektohen pakicat kombëtare.
“Zgjedhja e gjyqtarëve në Bujanoc në kundërshtim me ligjin dhe parimet e barabartësisë është shkelje e qartë e të drejtave të pakicave kombëtare. Nga ambasadori SHBA në Beograd dhe ai i OSBE po ashtu në Beograd kërkova një përgjigje urgjente për respektim të plotë të përbërjes kombëtare në institucionet e drejtësisë. Me një shkresë tjetër kërkova nga presidenti i Serbisë ndërprerjen e këtij diskriminimi ndaj shqiptarëve dhe fillimin e realizimit të Planit 7 pikësh”.
Edhe më herët deputeti Shaip Kamberi për disa mandate rradhazi ka qenë gjithmonë i zëshëm edhe gjatë seancave parlamentare në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve dhe në denoncimin e regjimit autokratik në Serbi.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Vucic#Serbi#TopNews#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/h-GuwA3ZX9c/maxresdefault.jpg)