#oranews #receta #ishburrgosurpolitik #viktormartini
“Hakmarrja është torturë e shpirtit. Jetoni pa urrejtje pasi politika nuk e gjeti ilaçin e plagëve tona”. Kjo është receta e Viktor Martinit, një ish të dënuari politik, për shqiptarët pas 30 viteve demokraci.
I pari ishte i ati që vdiq në burg. E pasuan 4 djemtë.Viktori ishte në të 16-tat kur nisi kalvari i gjatë i vuajtjeve për familjen Martini.
Rebelimin ndaj regjimit komunist që instaloi Enver Hoxha e paguan me një jetë, 104 vite burg dhe punë të rëndë të detyruar.
E megjithatë,Viktor Martini, sot 82 vjeçar, nuk i urren persekutorët.
"Hakmarrja nuk është gjë tjetër veçse tortura e shpirtit të vet. Ti japim të drejtën tjetrit të jetojmë në paqe dhe pa urrejtje të madhe."
Ama nuk e fsheh zhgënjimin që sot burgjet apo kampet famëkeqe që janë dëshmi e asaj që kaloi ky popull po rrënohen.
E për këtë bën fajtore klasën politike.
"Nuk është kujdesur tash 30 vjet me gjet ilaçin e plagëve tona."
Prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara nga ku rikthehet herë pas here.
Tregon se për fat të keq ajo që dinë të rinjtë për atë periudhe është e cunguar.
Në shkolla nuk u mësohet e vërteta e errët, e këtu si shembull merr edhe ata që i ka pjesë të gjakut.
"Më thonë, xhaxha Viktor vërtet kanë ekzistuar këto punë?!"
Historia e familjes Martini sot mund të njihet nga të gjithë të rinjtë e Europës, pasi është përfshirë në botimin “Të mos harrojmë: Kujtesa e totalitarizmit në Europë".
"Brezi i ri të njohë edhe persekutimin në Shqipëri" thotë Jonila Godole.
"Ne jemi të angazhuar edhe në shpalljen e një date zyrtare të përkujtimit të viktimave të komunizmit dhe një memoriali qendror, që deri më tani nuk janë realizuar nga qeveria" deklaron Tobias Rüttershoff, drejtor i KAS.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/h0wfUILDCmA/maxresdefault.jpg)