Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS, pritet të vërë para detyrimit moral, për dorëheqje kryeministrin Pandeli Majko. Zoti Majko duhet të marrë këtë vendim, kur anëtarët e forumit më të lartë politik vendimmarrës në PS, mbështetës të kryetarit Fatos Nano dhe ish-kryeministrit Ilir Meta, të votojnë pro unifikimit të postit të kryetarit të Partisë me atë të qeverisë.
Kjo do të jetë edhe pika kryesore e rendit të ditës në mbledhjen e së hënës të KPD socialiste. Ky forum është thirrur nga kryesia e PS, e cila ka vendosur t’i japë një drejtim të ri qeverisjes së vendit me kryeministër Fatos Nanon.
Kjo çështje mund të quhet e mbyllur nëse zoti Majko bëhet pjesë e zgjidhjes siç ka deklaruar vetë ai këto ditë, duke dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Përndryshe Majko mund të përballet me nisma të grupit parlamentar të mazhorancës, që mund të shkojnë deri në një mocion mosbesimi të kabinetit Majko.
Në Komitetin e Përgjithshëm Drejtues, pritet të miratohet edhe një platformë e ish-kryeministrave socialist, Nano, Meta, Fino, për ndryshimet dhe përmirësimet në qeverisje. Në agjendën e forumit të lartë socialist është parashikuar edhe shkarkimi i sekretarit organizativ Petro Koçi, i cili refuzoi pak ditë më parë të jepte dorëheqjen e kërkuar nga kryetari i mazhorancës Fatos Nano./tvklan.al
Gazetare – Elona Meço
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!