Pas 18 vitesh, Gjermania do të presë një tjetër eveniment të madh të futbollit sic është kampionati Evropian. Periudha e shkurtët dhe largpamësia e planifikimit të infrastrukturës në fillim të këtij shekulli e kanë bërë të panevojshme ndryshimin e qyteteve pritëse dhe injektimin e kapitaleve shtesë për organizimin e eventit. Në fakt stadiumet aktuale, janë akomë në gjendje shumë të mirë dhe do të përdoren edhe për Euro 2024
‘Nuk mund të përsëritet 2006, por gjithcka mund të bëhet në një mënyrë tjetër-tha Philipp Lahm, ambasador i nderit i Komitetit Organizativ të Evropianit të vitit të ardhshëm-një turne madhor në zemër të Evropës duhet të jetë si një festë ku njerëzit janë të mirëpritur, duam të festojmë së bashku’.
Festa e madhe e futbollit evropian do të mbahet në 10 qytetet, me 9 stadiume që kanë qenë teatër i manifestimit të Botërorit 2016, ndërkohë që hyrja e re është Stadiumu u Dusseldorfit. Ndeshja e hapjes do të jetë në mynih, në Allianz Arena që ka një kapacitet prej 67 mijë vendesh, ndërsa finalja do të jetë ne Berlin. Stadiumet e tjerë që do të presin ndeshjet e Evropianit janë ata në Këln, Dortmund, Frankfurt, Gelsenkirschen. Hamburg, leipzig dhe stuttgart.
Evropiani i gjermanisë do të nisë në 14 qershor të vitit të ardhshëm dhe pas 1 muaji, pra në 14 korrik do të luhet finalja e madhe. Biletat e kompeticionit kanë dalë tashmë në shitje me cmimet që variojnë nga 30 në 1000 euro, në varësi të rëndësisë së ndeshjeve. Psh nëse flasim për gjysmëfinalet, cmimi i biletave varion nga 80 në 600 euro. Faza e parë e shitjes së biletave, ku në total ishin 1.2 milionë të tilla, u mbyll në 26 tetor. Në total ishin 2.7 milionë kërkesa dhe do të procedohet nëpërmjet një shorti. Por synimi i UEFA është që 80% të biletave të jenë për tifozët dhe vetëm pjesa e mbetur të jenë për sponsorët dhe institucionet. Pas shortit të 2 dhjetorit do të dalin në shitje mbi 1 milionë bileta
Plane AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Euro2024#Gjermani
![](https://i.ytimg.com/vi/h78xquqigDc/maxresdefault.jpg)