Rusia nxorri për herë të parë në det përbindëshin e saj atomik, nëndetësen e re të pajisur me armë bërthamore që me një goditje, mund të shkatërrojë aeroplanmbajtëse apo qytete të tëra. “604 Belgorod” konsiderohet nëndetësja më e madhe e ndërtuar në 30 vitet e fundit. Me një gjatësi prej 184 metrash, ajo është e armatosur me 6 silurë ndërkontinental Poseidon, e mund të veprojë dhe si anije-mëmë për nënëdetëse më të vogla. Silurët mund të mbajnë koka bërthamore dhe kanë rreze të pakufizuar veprimi. Ata vetë janë 24 metra dhe po shpërthyen në ujë, shkaktojnë një tsunami radioaktiv që do të kërcënonte qytetet bregdetare me dallge gjigande. Me një shpejtësi prej 70 nyjesh detare, e aftë të mbërrijë thellësinë 1000 metra, asnjë nga armët ekzistuese nuk i kunvërvihet dot kësaj nëndetëseje, thonë ekspertët. Belgorodi është planifikuar po ashtu të kthehet në elementin qendror për sulme të mundshme klandestine ruse kundër kabllove të nënujshme perëndimore të internetit. Ajo mund të transportojë mini-nëndetëse të pajisura me krahë robotike që do ta dëmtonin apo edhe prisnin krejtësisht një kabllo të tillë. Marina ruse e ka testuar prej disa ditësh Belgorodin në Detin e Bardhë. Përurimi i tij erdhi vetëm pak pas incidentit me destrojerin britanik në Detin e Zi, dhe stërvitjes masive ushtarake ndërkombëtare në zonë, që u konsiderua si provokim nga ana e Moskës.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Russia#NATO#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/hA57A7SLXpg/mqdefault.jpg)