Prej më shumë se 15 muajsh, rusia po lufton një luftë në Ukrainë që Kremlini refuzonte ta quante luftë. Por kjo tani po ndryshon. Edhe vetë presidenti Vladimir Putin, po e përdor fjalën luftë më shpesh. Kur trupat e Putinit hynë në Ukrainë më 24 shkurt të vitit të kaluar, ai e quajti atë një operacion të posacëm ushtarak, një eufemizëm të cilit kremlini, ministrat dhe mediat shtetërore nuk iu ndanë. Quajtja e konfliktit, ‘luftë’, ishte efektivisht e jashtëligjshme në rusi për shkak të ligjeve të ashpra që u miratuan menjëherë pas pushtimit. Mediat ruse u urdhëruan të mos e përdornin fjalën luftë. Por, pas atij që rusia tha se ishte një sulm ukrainas me dronë mbi Kremlin, Putin përdori fjalën Luftë, javën e shkuar, katër herë. “Pavarësisht se cfarë ne themi, ata gjithnjë do të kërkojnë një mundësi për t’ia hedhur fajin Rusisë. Por kjo nuk është e drejtë. Ne nuk e nisëm këtë luftë, e përsëris, në 2014-ën regjimi i kievit nisi luftën në Donbas”, tha Putin. Dhe ky koment u transmetua nga televizioni shtetëror rus në pjesën më të rëndësishme të transmetimeve të tij. Korrespondenti i Kremlinit i tha shikuesve se Putin po i kushtonte pjesën më të madhe të kohës së tij, konfliktit, nga prapa skene. Në muajt e fundit, ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ministri i jashtëm Sergei Lavrov dhe shefi i mercenarëve të Vagnerit, Jevgeni Prigozhin, përdorën të gjithë fjalën luftë në publik. Privatisht, elita ruse ka folur gjithnjë për luftë. Por pranimi i fjalës edhe në publik, tregon se perceptimet e kremlinit kanë ndryshuar.
“Është i habitshëm fakti që Putin dhe elita duket se po shkelin rregullat e veta”, thotë një diplomat lindor në Moskë. “Më e rëndësishmja është se cfarë tregon kjo për të ardhmen...” shton ai. Dhe në fakt, eufemizmat për luftën nuk janë një risi. Presidenti amerikan Lindon Xhonson, e kishte quajtur përfshirjen në luftën e Vjetnamit si ‘aksion ushtarak i kufizuar’ ndërsa në 2001-shin, pushtimi amerikan i afganistanit u quajt “Operacioni Liria e Përhershme” nga presidenti Xhorxh Bush
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Russia#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/hI4dI3KW2Y8/maxresdefault.jpg)