Rreziku i një “Armagedoni” bërthamor është në nivelin e tij më të lartë që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962: pohimin e bëri vetë presidenti amerikan Joe Biden, i cili shtoi se homologu i vet rus Vladimir Putin "nuk po bënte shaka" kur foli për përdorimin e armëve taktike bërthamore në Ukrainë.
Nuk jemi përballur me një mundësi të tillë të Armagedonit që nga koha e Kennedy-it dhe krizës së raketave në Kubë. Shtetet e Bashkuara po përpiqen të kuptojnë mënyrën e daljes së Putinit nga lufta.
SHBA dhe BE e kanë bërë tashmë të qartë se sulmi bërthamor i Putinit duhet të merret seriozisht, edhe pse Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA, Jake Sullivan, javën e kaluar pohoi se pavarësisht kërcënimeve nukleare të Moskës, Washingtoni nuk ka parë asnjë shenjë se Rusia po përgatitet të përdorë së shpejti armë atomike. Ukraina ka vazhduar të rimarrë territore të pushtuara nga Rusia, duke përfshirë dhe pjesë të katër rajoneve të aneksuara ilegalisht së fundi nga Moska.
Prej muajsh, disa muaj zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Rusia mund të përdorë armët e shkatërrimit në masë, nëse pëson humbje të vazhdueshme dhe turpëruese në fushën e betejës. Sipas Bidenit, arsyeja përse lideri rus nuk luante me bllofin kur foli për përdorimin e armëve taktike bërthamore, biologjike ose kimike – është "sepse ushtria e tij po shfaqet shumë e dobët”, dhe në kohën kur lufta e Ukrainës ka hyrë në muajin e tetë, humbjet e saj vazhdojnë. Shefi i Shtëpisë së Bardhë ngriti pikëpyetje mbi doktrinën bërthamore ruse, duke paralajmëruar se përdorimi i një arme taktike me mbushje më të vogël mund të dilte me shpejtësi jashtë kontrollit dhe të sillte shkatërrim global.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#JoeBiden#Armagedoni#TopChannelNews
Ещё видео!