#oranews #pd #opozita #politike #lucianoboci
Opozita do të kërkojë krijimin e një qeverie teknike në protestën e 11 korrikut. Luçiano Boçi u ka kërkuar mbështetësve në Shkodër pjesëmarrje masive për të denoncuar korrupsionin në qeveri.
Drejtuesit e PD janë shpërndarë në rrethe për të organizuar degët për protestën e 11 korrikut. Në Shkodër Luçiano Boçi theksoi domosdoshmërinë e pjesëmarrjes masive, por dhe nisjen e aksionit për të krijuar një qeveri teknike. Sipas tij vetëm kjo do të jetë garanci për zgjedhje të lira.
Duke ftuar të jenë pjesë edhe kritikët, Boçi shtoi se Basha e kishte mundësinë kur kryesoi demokratët, por nuk arriti të bënte rotacionin politik.
Paralelisht me protestën opozitarët kanë kërkuar nisjen e përgatitjeve edhe për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!