#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Nga historitë e dashurisë të personazheve të njohur mund të përmendet ajo midis Armand Pezës dhe Marçela Latit. Partnerë prej vitesh në jetë e biznes, shokë shumë të mirë dhe një nga çiftet më simpatike e karizmatike. Në një diskutim në panelin e të ftuarve në “Rudina” në Tv Klan mbi martesat, Armand Peza kthehet pas në kohë, atëherë kur filloi gjithçka. Për njohjen me Marçelën ai thotë se ia detyron Nora Malajt, gjithashtu e ftuar në studio këtë pasdite.
Armand Peza: Ta themi që nga fillimi. Unë kësaj zonjës i detyrohem gjithë jetën se zysh Nora është bërë shkak që të martohem unë me Marçelën.
Rudina Magjistari: Vërtet?
Armand Peza: Po.
Rudina Magjistari: Ja këtë se dinim.
Armand Peza: Zysh Nora merrej me organizimin atëherë kur punonte në shkollë, Marçela ishte nxënëse në atë shkollë, vitin e fundit, ajo ishte për modele. Patëm një kundërshti në momentin e parë që na u kthye në miqësi në momentin tjetër. Na ka ndjekur nga larg, pa na u imponuar fare, ne bëmë zgjedhjen tonë e gjithë të tjerat. Sigurisht që ai ishte fillimi.
Megjithatë kur nisëm ta bënim këtë gjënë së bashku, kur nisëm të rrinim, nuk do ta besoni , nuk e kam folur kurrë më përpara as me njerëz të afërt me ne, unë isha i detyruar t’i shpjegoja që “pse nuk vjen ti shpesh nëpër takime se gocat e moshës sime dalin me të dashurin e vet?” “Sepse unë duhet të punoj”, “si duhet të punosh?”, “po, unë jam i punësuar tek im atë, unë këtu drejtoj këtë sektorin”, atëherë ishin vetëm veshjet e nusërisë, “të tjerat i bëjnë të tjerët. Më duhet më shumë kohë, pas orës 9 ty nuk të lënë të dalësh kështu që do gjejmë ditët se kur do koordinojmë me oraret. Shpenzimet e mia ishin këto se unë marr vetëm një rrogë tek im atë”, ishin shumë të pastra gjërat saqë ajo m’u kthye “ç’më duhet mua se çfarë merr ti tek yt atë? Unë të kërkova kohë për të ndenjur bashkë, se çfarë fiton ti nuk më duhet fare”, rrëfen sipërmarrësi dialogun e dikurshëm mes tij e Marçelës.
Më pas ai e ftoi Marçelën t’i bashkohej biznesit, në të cilin ajo filloi të punonte pa pagesë deri në momentin që dashuria e tyre do të haste testin e shkollimit të Marçelës në Itali.
Armand Peza: Ajo ishte prova jonë e fortë, por unë nuk mund ta kushtëzoja atë që mos të kishte më jetë. Gjithë gjimnazin e kishte bërë me mendimin se do studionte jashtë dhe nuk mundja dot t’ia ndërprisja këtë ëndërr se hyri dikush në mes. Nëse do të rezistonte lidhja, siç rezistoi, ndodhi ajo që ndodhi. Herë unë herë ajo, një javë unë, një javë ajo, ktheheshim e vinim gjatë gjithë kohës./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/hfzIo5NMAEw/mqdefault.jpg)