#shba #kosova #serbia #asociacion #vucic #kurti #perputhen #lajmetefundit
Profesori në Fakultetin e Shkencave Politike, Stefan Surliç, tha se çështja e Kosovës me shumë gjasa do të jetë një nga temat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por se nuk do të ndodhë asgjë që mund të kontribuojë në ndryshimin e situatës në terren.
Surliç tha për Kosovo online se debatet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për Kosovën nuk kanë kontribuar në zgjidhjen e situatës deri më tani.
I pyetur se si ndikon konflikti ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës në përpjekjet e Serbisë në Kombet e Bashkuara kur bëhet fjalë për Kosovën, Surliç theksoi se nuk mund të hiqet asnjë paralele mes Ukrainës dhe Kosovës dhe se konflikti shqiptaro-serb është larg atij ruso-ukrainas.
“Nuk mendoj se çështja ka lidhje direkte me Serbinë, edhe pse disa duan ta lidhin konfliktin serbo-shqiptar me atë ruso-ukrainas, por ne jemi larg atij konflikti. Ne nuk duhet të heqim asnjë paralele dhe interesi është të normalizohen marrëdhëniet, të sigurohet paqe dhe që njerëzit të kenë më në fund siguri në jetë. Çdo skenar tjetër nënkupton përshkallëzimin e konfliktit dhe armiqësive të përhershme. Mendoj se kjo nuk i përshtatet askujt dhe duhet të ndahemj një herë e mirë nga retorika" - ka deklaruar analiati serb
Subscribe to our channel "NTV Televizion" on YouTube for daily NEWS and INFO
NTV Family on the WEB:
►Visit us on [ Ссылка ]
►Follow us on Instagram: [ Ссылка ]
►Like us on Facebook: [ Ссылка ]
____________________________
NTV Televizion është një platformë dinamike, profesionale dhe e pavarur, me lajme nga Rajoni dhe Bota!
Prodhim i NTV Televizion
𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : NTV
℗ & © NTV Televizion. All Rights Reserved.
![](https://i.ytimg.com/vi/hm1Wbk6COcs/maxresdefault.jpg)