Myslimanët si grupi inspirues i shoqërisë shqiptare për zhvillimin dhe prosperitetin e saj."
Bazuar në ajetet kuranore: Ne të kemi dërguar vetëm si mëshirë për të gjithë botërat (Kurani: Enbija, ajeti: 107).
"Kështu ju kemi bërë popull të ekuilibruar për të qenë dëshmitarë për të gjithë njerëzinë, siç është profeti a.s dëshmitar për ju" ( Kurani: Bekare, ajeti: 143
Folës: H. Alban Puka
Dr. Lirim Sulko
Ky seminar, i dyti në radhë, është konceptuar që pjesëmarrës të jenë besimtarë të rregullt të xhamisë, por jo vetëm ata.
Nisur nga trajtimi sa specifik përgjatë kësaj teme "Myslimanët si grupi inspirues i shoqërisë shqiptare për zhvillimin dhe prosperitetin e saj." i asaj se kush muslimanët NUK JANË, KUSH JANË dhe KUSH DUHET TË JENË, po aq trajtimi i gjërë përgjatë të tij i PROBLEMATIKAVE MBARËSHOQËRORE tek ne, mund të ftohen të marrin pjesë edhe njerëz që ju i njihni, që nuk agjerojnë dhe falen rregullisht, apo që agjerojnë dhe nuk falen, si dhe që agjerojnë e falen vetëm në ditën e Bajramit, gjatë muajit të Ramazanit, si dhe vetëm ditëve të Premteve.
Po ashtu të mund të ftohen të marrin pjesë edhe njerëz të profesioneve të ndryshme si juristë, mjekë, mësues, inxhinier (të quajtur Intelektualë), spese trajtimi i çështjeve të tilla që kanë të bëjnë me "Gjendjen e Muslimanëve në shoqërinë shqiptare" do të ngrejë edhe shumë fakte, të dhëna, ide që na mundësojnë, të gjithëve bashkë, të kemi koncepte të qarta dhe të krijojmë një gjykim të qartë për gjendjen e shoqërisë shqiptare në tërësi dhe sfidat që e presin atë.
Kujtojmë se cila është gjendja e muslimanëve në shoqëri, në jetën e përditshme, tregon gjendjen e mesazhit kuranor në të, tregon se vallë a mundet kjo shoqëri të zhvillohet dhe të prosperojë më tej.
Ещё видео!