#oranews #sulmikiberneti k#gjykataeapelittirane #akshi
Gjykata e Apelit e Tiranës ka hequr sot masat e sigurisë për 5 punonjësit në sektorin e teknologjisë së informacionit, në Departamentin e Administratës Publike, të cilët ishin në ‘detyrim paraqitje’ në kuadër të hetimeve për sulmet kibernetike të kryera nga Irani ndaj portaleve shtetërore të shërbimeve online.
5 punonjësit e IT-së u identifikuan nga vetë AKSHI. “Referuar raportimeve te mëparshme ne media, lidhur me procedimin penal për sulmin kibernetik në pajisjet dhe sistemet që administrohen e menaxhohen nga AKSHI, mbi kërkesat e prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar ndaj personave nën hetim Znj. A. S., Z. I. L., Znj. R. Ll., Z. A. S. masën e sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, si të dyshuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” Mbi ankimet e personave nën hetim të sipërcituar, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga gjyqtari Z. Genti Shala, me vendimet respektive të datës 22.12.2022, vendosi të shfuqizojë vendimet e marra nga gjykata e shkallës së parë për caktimin e masës së sigurimit”, thuhet në njoftimin për mediat të Gjykatës së Apelit. Konkretisht bëhet fjalë për punonjësit e IT-së pranë DAP, Alketa Sulo, Altin Sallaku, Rudina Llagami, Igli Lubonja, Albi Gjeka, të cilët tashmë janë pa asnjë masë sigurie akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, pasi duhet të kërkonin raportim nga operatori ekonomik që ishte përgjegjës për situatën e sigurisë në faqen e administrata.al edhe për antiviruset që përdoreshin për mbrojtjen e kësaj faqeje.
Sipas Prokurorisë mos veprimi nga ana e punonjësve të IT-së duke shpërdoruar detyrën, ka bërë që sulmi kibernetik i kryer nga Irani, të mos zbulohej në kohë. 5 punonjësit e IT-së u identifikuan nga vetë strukturat e AKSHI-it. Këta persona me mosveprimet e tyre kanë sjellë pasoja të rënda dhe kanë konsumuar elementet e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Alketa Sulo - Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Ministrinë e Brendshme;
5 punonjësit e IT-së nën akuzë për shpërdorim detyre
Altin Sallaku- Përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;
Rudina Llagami- Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike;
Igli Lubonja - Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike; dhe
Albi Gjeka - Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike.
Për më shumë lexoni në:
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!