Pak ditë përpara ndeshjes së parë të kombëtares shqiptare përballë Italisë në Euro2024, më shumë se tifozët shqiptarë, ata që do e shijojnë, duket se janë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.
Një pjesë e mirë e tyre do të udhëtojnë që të enjten drejt Gjermanisë dhe për këtë arsye Kuvendi ka menduar t’u bëjë atyre një dhuratë: seanca e parashikuar pikërisht për të enjten është shtyrë për të mërkurën, ndërkohë që ligjvënësit që do të qëndrojnë më gjatë për të parë edhe përballjen e dytë me Kroacinë, kanë mësuar se edhe javën e ardhshme nuk do të ketë seancë plenare.
Disa deputetë thanë për Top Channel se do të udhëtojnë me makina për në Gjermani, për të pasur më shumë mundësi të lëvizin nga data 15 pas ndeshjes në Dortmund, deri në 19 qershor kur do të zhvillohet përballja me Kroacinë në Hamburg.
Në këtë mënyrë, këto 10 ditë turizëm në Gjermani mund të konsiderohen si një pushim i vogël për deputetët përpara se të rikthehen në fund të qershorit, të punojnë deri në fund të korrikut, periudhë kur nisin pushimet e verës.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Deputetet#Gjermani#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/hqWZzqGSx6w/maxresdefault.jpg)