Ata djemtë me kapuçë të zinj dhe që në pamje të parë të duken të tmerrshëm teksa i sheh në ndonjë ngjarje të rëndë, apo ndërhyrje për të shpëtuar jetë, përbëjnë strukturën më të specializuar të Policisë shqiptare.
Zanafillën e krijimit, forcat speciale të RENEA-s e kanë në vitin 1982, atëherë kur u krijua Batalioni 326, antidemonstratë, i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Elementët e përzgjedhur në atë kohë ishin ushtarakë profesionistë dhe vinin kryesisht nga policia, nga Garda e Republikës dhe nga zhytësit e Marinës Luftarake.
Këto forca deri në vitin 1990 u impenjuan kryesisht në stadiume, ku si rezultat i problemeve sociale dhe ekonomike që po kalonte Shqipëria ishte shtuar dhuna e tifozëve. Gjatë kësaj kohe u përdorën vetëm dy herë në konflikte të armatosura, një herë në vitin 1983, kur nga Italia erdhi një bandë prej 5 shqiptarësh dhe amerikanësh, të cilët trafikonin kokainë. Ata kishin vendosur të sfidonin diktaturën dhe u vranë të gjithë.
Me ardhjen e pluralizmit politik në Shqipëri, filloi rindërtimi i institucioneve demokratike të brishta, ku në emër të një kryqëzate antikomuniste, u larguan nga funksionet e tyre shumë juristë dhe investigatorë të zotë, shumë nga të cilët nuk ishin kompromentuar me regjimin komunist.
Kjo i lejoi kriminalitetit të organizuar ndërkombëtar, që të vendoste bazat e para në vendin më të varfër të Evropës, sigurisht në bashkëpunim me kriminalitetin shqiptar. Këto fakte çuan në shtimin e akteve të dhunshme si vrasje, rrëmbim personi dhe trafiqe të paligjshme.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#RENEA#Krijimi#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/hrciCuwhkuo/maxresdefault.jpg)