Në kuadër të operacionit policor të koduar “Krateri” janë zbuluar 27 sera në brendësi të një krateri brenda të cilave ishin kultivuar me kubikë rreth 8 000 fidanë kanabis në Koplik të Malësisë së Madhe.
Policia njofton se fidanët ishin në kubikë, gati për t’u shpërndarë me qëllim kultivimin e tyre në tokë.
Në vijim të veprimeve hetimore, është arrestuar në flagrancë organizatori i kësaj veprimtarie, Nesti Delaj alias Errnest Veshtaj, 52 vjeç, banues në Bajzë të Malësisë së Madhe.
Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për Gjovalin Gjekaj 61 vjeç me detyrë Drejtor i Sërbimit Pyjor në Malësinë e Madhe, Roland Gjekaj ., 41 vjeç, me detyrë specialist i Ujësjellësit në bashkinë Malësi e Madhe (i cili mbulon zonën ku janë gjetur fidanët narkotikë) dhe Arben Hysaj me detyrë hidraulik i Ujësjellësit në bashkinë Malësi e Madhe, i cili po ashtu mbulon zonën ku janë gjetur fidanët narkotikë).
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!