Për t’i dhënë fund trafikut dhe ndotjes në kryeqytet, Belind Këlliçi ka gati projektin e nënkalimit tek sheshi “Skëndërbej”. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” tha se ndërtimi i këtij nënkalimi do të jetë gati brenda 1 Janarit të vitit të ardhshëm dhe nuk prek sheshin “Skëndërbej” dhe as parkimin nëntokësor.
“Do të ndërtojmë një tunel rreth 200 metra me 4 korsi, 2 në vajtje 2 në kthim që do të lidhin bulevardin “Dëshmorët e Kombit me bulevardin “Zogu i Parë” për të shfryrë rreth 60% të trafikut në këtë zonë. Unaza e Vogël bllokohet fillimisht këtu, ky është makthi që ne kalojmë çdo ditë. Jap fjalën që brenda datës 1 Janar 2024 ky projekt dhe ky tunel do të jetë realitet. Nëse kjo nuk ndodh jap dorëheqjen para qytetarëve”.
Këlliçi thotë se ndryshe nga sa pretendon kundërshtari i tij në garën për Bashkinë e Tiranës, ky projekt do të realizohet me taksat e banorëve të kryeqytetit dhe për këtë ka gati edhe koston.
“Do të dëgjoni kryetarin aktual që ky projekt nuk bëhet, se kërkon ndoshta 100 milionë Euro me përllogaritjet e tij. Kërkon vetëm 4 deri në 4.5 milionë euro për t’u zgjidhur”.
Këlliçi premtoi gjithashtu edhe ndërtimin e Teatrit Kombëtar në të njëjtin vend ky ishte godina e vjetër dhe me të njëjtin projekt.
Tv Klan
#belindkellici
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://s2.save4k.ru/pic/i38nfXfHncI/maxresdefault.jpg)