Një i ri mundi të arratisej nga ambjentet e gjykatës së Vlorës sapo u dënua me 3.4 vjet burg me gjykim të shkurtuar. Ai është Mikel Kasa 29 vjeç dhe u largua me vrap në përfundim të vendimit. I dënuari ishte pa pranga në duar. Mikel Kasa sot u përball me vendimin e formës së prerë me 3.4 vjet burg për veprën penale të heqjes së paligjshme të lirisë. Gjysëm orë pas ngjarjes policia shpërndau foton e të arratisurit dhe kërkoi ndihmë për kapjen e tij. Sipas policisë ai mban veshur një palë pantallona të zeza dhe një bluzë rozë./abcnews.al
Ещё видео!