Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se Gjermania duhet të nisë dëbimin “në shkallë të madhe” të emigrantëve, që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në këtë shtet.
Ai është duke e komentuar këtë temë secilën herë e më shumë, prej kur koalicioni i tij qeveritar ka performuar dobët në zgjedhjet e dy landeve, më herët gjatë vitit. Scholz i ka bërë këto komente në një intervistë për Der Spiegel, pas thirrjeve të opozitës që kancelari i qendrës së majtë ta formojë një koalicion qeveritar me konservatorët për t’u marrë me çështje të emigrimit.
Scholz ka dhënë shenja për një iniciativë personale që të merret më këtë çështje, pasi konservatorët dhe partia e të djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë kanë shënuar rritje të konsiderueshme në zgjedhje. Javën e kaluar, Scholz e ka prezantuar legjislacionin për ta lehtësuar procesin e dëbimit të migrantëve që u është refuzuar azili. Ai i ka zhvilluar edhe disa takime me guvernatorët shtetërorë rreth mënyrave se si mund të luftohet numri i migrantëve.
Të hënën, Qeveria gjermane e ka njoftuar Komisionin Europian për kontrolle të përkohshme kufitare në kufi me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën. Qendrat për emigrantë dhe refugjatë janë mbushur në muajt e fundit, pas rritjes së numrit të migrantëve, sidomos prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Gjermani#Scholz
![](https://i.ytimg.com/vi/i4Flw_Pnb34/maxresdefault.jpg)