Në politikë, mund të ngjitesh shumë lart edhe nëse nuk ke beteja elektorale të fituara, por ke aftësi negociuese në mjediset e errëta.
Arben Ahmetaj, është një politikan që ka mbijetuar në krye të dikastereve që qarkullojnë paratë, duke u etiketuar shpesh si politikani i aferave.
Mësuesi i anglishtes që u bë Drejtor Tatimesh, politikan, ministër dhe menaxhues i parave të shqiptarëve.
Nga dosjet e korrupsionit në Tatime, te abuzimi dhjetëra milionë dollarë me Albtelecom, kontratat PPP, tenderat e dyshimtë dhe abuzimet me fondet e tërmetit.
Aferat 25-vjeçare dhe lidhjet e Ahmetajt me dosjet e antimafias italiane.
Programi "Inside Story" është një cikël dokumentarësh investigativë që synon transparencën, gabimet e qeverisë, inkompetencën, indiferencën, financat publike dhe çështje të tjera. Ky produkt televiziv përfshin realizimin e intervistave me vetë protagonistët apo zyrtarët përgjegjës në terren, filmime në vendngjarje, informacione konfidenciale, materiale arkivore dhe dokumente zyrtare. Ky cikël trajton fenomene që prekin shoqërinë tonë, nëpërmjet detajeve ekskluzive dhe të pathëna.
Çdo të Mërkurë, Ora 21:00
Kryeredaktor: Andi Malasi
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#InsideStory#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/i6L2rWchk2I/maxresdefault.jpg)