PA GJURMË- Një tjetër histori vjen në ’’Pa gjurmë’’, një tjetër nënë birësuese sjell në studio djalin 16-vjecar. Eno është në kërkim të prindërve biologjik. Fati e desh që të braktisej nga prindërit biologjik që kur u lind në maternitetin e Shkodrës, por në vitin 2005 Eno u birësua. Laureta dhe Rasim Melcaku nga Shkodra birësuan djalin me emrin Eno, në maj të vitit 2005, kur ishte 19 muajsh, nga shtëpia e fëmijës Shkodër. Familja Melcaku kishin 16 vite të martuar, kur vendosën të birësonin një fëmijë. Eno gëzoi të njëjtin emër me atë që u regjistrua pasi u lind, ndërsa mori mbiemrin e ciftit nga Shkodra, Melcaku. I lindur më 06. 09. 2003, në maternitetin e Shkodrës si Eno Edmond Filipi, me emrin e nënës Valbona, pasi u lind ai ishte dërguar në befotrofin e Shkodrës. Vitet kaluan dhe Eno mësoi se ishte një fëmijë i birësuar, fillimisht nga shoqja e bankës dhe më pas fqinjët. Kjo e shtyu 8-vjecarin, në atë kohë t’u bënte pyejtjen që i druhej çdo moment çifti Melcaku. "Pse ai nuk ngjasonte me ta dhe se pse të tjerët i thonin shpesh se nuk ishin ata prindërit biologjik".
![](https://i.ytimg.com/vi/iGiiOeWINUA/maxresdefault.jpg)