Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i ka dorëzuar komandantit të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, kërkesën për të lejuar kthimin e “disa qindra, deri në njëmijë forcave serbe të sigurisë në Kosovë”. Kërkesa u nis mbrëmjen e të enjtes përmes postës elektronike ndërsa mëngjesin e të premtes ajo u dorëzua fizikisht pranë komandantit të KFOR-it.
Më herët, presidenti serb tha se kjo është hera e parë që një qeveri e Serbisë e bën një kërkesë të tillë. "Thuhet se këtë e ka bërë edhe ish kryeministrit serb Zoran Xhinxhiç në vitin 2003 por nuk është kështu. Ai kishte dërguar një letër por jo një akt formal juridik”, tha presidenti serb duke theksuar se pret që KFOR-i të mos e pranojë këtë kërkesë.
"Nuk mendoj se ekziston mundësia që ata ta pranojnë kërkesën tonë, jo pse është e gabuar, pasi nëse e mendojmë mirë kjo do të ndihmonte në arritjen e paqes, uljen e tensioneve dhe mundësinë për të gjetur një zgjidhje kompromisi”, tha presidenti serb. Beogradi i referohet Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të vitit 1999 në të cilën parashihej kthimi i një numri të personelit ushtarak dhe policor jugosllav për të kryer disa funksione si “ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënjimin/pastrimi i fushave të minuara; mbajtjen e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe dhe mbajtjen e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare”.
Por kosova atëherë cilësohej pjesë e asaj që kishte mbetur nga ish Jugosllavia. Nëntë vjet pas miratimit të Rezolutës 1244 Kosova shpalli pavarësinë e saj që njihet tani nga vendet kryesore perëndimore, por kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia. Rezoluta përcaktoi edhe mandatin e forcave paqeruajtëse të NATO-s që kujdesen për sigurinë në Kosovë. Misioni i NATO-s, KFOR, nuk ka bërë komente për kërkesën e paralajmëruar të serbisë, por ka thënë se ai është plotësisht në kontroll të situatës dhe në gjendje që të garantojë sigurinë në kosovë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kosove#NATO
![](https://i.ytimg.com/vi/iM0F4pf1pnY/maxresdefault.jpg)