Sulmi i befasishëm i Ukrainës në Rusi nuk tregon shenja se po zmbrapset këtë të premte, pasi mediat shtetërore dhe zyrtarët lokalë raportuan për shpërthimin e një zjarri të madh në një bazë ajrore dhe një sulm “masiv” me dronë brenda Rusisë. Ky sulm ka detyruar banorët e disa pjesëve të rajonit perëndimor rus, Lipetsk të evakuohen. Operacioni në rajonin e Kurskut të Rusisë është përshkruar si sulmi më i madh në tokën ruse që kur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Për këtë operacion ka shumë gjëra të paqarta, përfshirë edhe numrin e ushtarëve ukrainas që po marrin pjesë, megjithëse ushtria ruse ka pretenduar se janë përfshirë rreth 1.000 trupa dhe dhjetëra automjete të blinduara dhe tanke. Që nga nisja e inkursionit më 6 gusht, trupat ukrainase kanë marrë nën kontroll rreth 600 kilometra katrorë dhe dhjetëra vendbanime, sipas zyrtarëve lokalë dhe blogerëve proluftës. Zyrtarët ukrainas ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht kryerjen e këtij operacioni, por presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha gjatë një fjalimi se Rusia duhet të “ndiejë” pasojat e pushtimit të nisur ndaj vendit fqinj, pa iu referuar drejtpërdrejtë ofensivës. Ushtria ukrainase tha se ka goditur një bazë ajrore në rajonin e Lipetskut gjatë natës, duke dëmtuar depot me bomba. "Janë regjistruar disa zjarre, përfshirë një zjarr të madh që shpërtheu pas disa shpërthimeve", tha ushtria e Kievit përmes një postimi në Telegram. Ushtria ukrainase tha se në këtë bazë ajrore gjendeshin avionët rusë të llojeve Su-34, Su-35 dhe MiG-31.
Më herët të premten, mediat zyrtare ruse, përfshirë TASS-in, raportuan për një zjarr në një bazë ajrore në rajonin Lipetsk, që gjendet në perëndim të Kurskut, vendin ku po vazhdon sulmi. Në raportimet e mediave ruse nuk është përmendur shkaku i shpërthimit të zjarrit. Këto raportime u bënë disa orë pasi guvernatori rajonal, Igor Artamonov, shkroi në rrjetet sociale se Lipetsku “është bërë subjekt i një sulmi masiv me dronë”. Ai më vonë shtoi se është dëmtuar infrastruktura e energjisë dhe gjashtë persona janë plagosur ndërkohë që shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në qark dhe urdhëroi banorët në katër vendbanime në periferi të qytetit, të evakuohen.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Ofensiva#Ukraina
Ещё видео!