Prokuroria e Tiranës ka vendosur që të rihapë një nga dosjet më të bujshme në Shqipëri, atë të vrasjes 7 vite më parë të bankierit të njohur Artan Santo.
Dosja ishte pezulluar për mungesë provash nga ana e prokurorëve Naim Tota dhe Shpëtim Garunja, të cilët ia kaluan çështjen për ndjekje hetimore të mëtejshme Drejtorisë Vendore të Policisë në Tiranë.
Emisioni Top Story ekskluzivisht nxori dosjen e plotë hetimore të bankierit Santo, të cilët dy prokurorët e pushuan për pezullimin e hetimeve. Aty ka shumë detaje dhe emra që kanë qenë pjesë hetimeve disavjeçare. Privatizimet, histori marrëveshjes plot mister janë disa nga pistat hetimore.
Top Story ka mësuar se banda e Niklës ka qenë një prej grupeve të dyshuara për eliminimin e bankierit. Siç konstatohet në dosjen hetimore, dy prej pjestarëve të këtij grupi janë mbajtur nën vëzhgim. Bëhet fjalë për Valter Bamin, vëllain e Durimit dhe Mariglen Hakën. Ky i fundit, i shpëtoi një atentati në Shtator të vitit 2019 në hyrje të banesës në Nikël ku u plagos rëndë. Në ngjarje u vra halla e tij Shpresa Basha. Pas vrasjes së Santos, Haka dhe Bami i janë nënshtruar përgjimeve telefonike dhe atyre ambjentale por nuk janë siguruar të dhëna me interes për hetimin.
Sakaq jane përmendur disa pista hetimore, ku sipas dosjes, janë hetuar emra të njohur të botës së krimit si Elvis Martinaj dhe Durim Bami. Por që nga këto hetimet prokuroria nuk kishte nxjerrë ndonjë rezultat përfundimtar.
Detaje te reja jane zbuluar edhe ne nje kredi prej 75 milionesh euro kredi te marra nga nje biznesmeni shqiptar, që u hetua për vrasjen e Santos, ku nga dëshmia qe mbështetet nga miku I tij Ergi Ferhati, djali I Tushës, Bledari dhe nipi I tij Besniku, ka disa detaje mjaft të dyshimta që u kanë rënë në sy hetuesve.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#ArtanSanto#TopStory#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/iWfLidMCXTQ/maxresdefault.jpg)