Linja e shmangies së konflikteve është vetëm një prej mënyrave që disponojnë ushtritë e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për të komunikuar me njëra-tjetrën.
Kanale të tjera ushtarake përfshijnë bisedimet e rralla të nivelit të lartë mes Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe Ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Gjeneralët kryesorë amerikanë dhe rusë, Gjenerali Mark Milley dhe ai rus Valery Gerasimov, gjithashtu kanë biseduar dy herë që nga fillimi i luftës.
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare Jake Sullivan dhe drejtori i CIA-s, Ëilliam Burns, kanë patur gjithashtu kontakte me zyrtarët rusë.
Megjithatë, marrëdhëniet SHBA-Rusi janë në pikën më të ulët që nga koha e Luftës së Ftohtë. Kur u njoftua së pari në mars, Pentagoni tha se linja për shmangien e konflikteve u krijua për të shmangur përplasjet e paplanifikuara në hapësirën ajrore apo tokësore të NATO-s. “Nuk u projektua për të qenë një linjë ankesash, ku mund të ngremë telefonin dhe të shprehim shqetësimin për veprimet e Rusisë në Ukrainë”, tha në atë kohë një zyrtar i lartë amerikan. Gjatë Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik ruanin linja të tilla komunikimi në nivele të ndryshme. Linja për uljen e tensioneve testohet dy herë në ditë, me telefonata që bëhen në rusisht, i tha një zyrtar amerikan agjencisë së lajmeve Reuters. Një folës i rusishtes në Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara i fillon telefonatat nga qyteti Ëiesbaden, i Gjermanisë, tha zyrtari. Në Ëiesbaden ndodhet edhe struktura e re e Pentagonit, Grupi për Asistencën e Sigurisë për Ukrainën (SAG-U), e cila mbështet nga larg përpjekjet e qeverisë ukrainase për t’u mbrojtur nga sulmet e forcave ruse. Zyrtarë amerikanë kanë thanë se në fillimet e konfliktit besohej se linja mund të ishte e dobishme nëse Shtetet e Bashkuara do të duhej të evakuonin amerikanë nga territori i pushtuar nga forcat ruse në Ukrainë. Kur filloi lufta, Shtetet e Bashkuara menduan se Rusia do të kishte kapacitetin për të marrë territore të Ukrainës me shpejtësi, duke i bllokuar kështu shtetasit amerikanë përpara se të kishin mundësinë të largoheshin. Një zyrtar kishte aluduar se ndoshta linja do të përdorej edhe në rast se një avion luftarak rus do të ndiqte një avion ukrainas brenda hapësirës ajrore polake, apo nëse një raketë ruse do të hynte në hapësirën ajrore të NATO-s.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Visbaden#SHBA
Ещё видео!