Shtetet e Bashkuara kanë një historik të gjatë me sulmet me armë ndaj presidentëve dhe kandidatëve presidencial. Veç Donald Trump, numërohen 12 krerë dhe pretendentë për Shtëpinë e Bardhë, të cilëve iu është bërë atentat, 5 prej të cilëve me pasoja fatale.
Historia nis me Abraham Linkolnin, i cili u plagos rëndë nga të shtënat e armës së Xhon Buthit në Teatrin Ford në Uashington më 14 Prill 1865, 42 ditë pasi kishte nisur mandatin e dytë presidencial dhe ndërroi jetë një ditë më pas. Vrasja e tij lidhet me mbështetjen që ai i ka dhënë çlirimit të afro-amerikanëve nga skllavëria.
Ajo që mbahet mend si vrasja më e bujshme e një presidenti të Shteteve të Bashkuara është ajo Xhon Kenedit. Ai u qëllua me snajper nga Li Harvi Osualld në Nëntor 1963, teksa lëvizte me autoveturën presidenciale kabriolet me bashkëshorten gjatë një vizite në Dallas. Krimi mbetet i pazbardhur edhe sot e kësaj dite, pasi vrasësi i Kenedit u ekzekutua dy ditë më vonë.
Xhejms Garfilld, presidenti i 20-të dhe i 25-ti Uilliam MekKinli janë dy drejtues të tjerë të Shtëpisë së Bardhë të vrarë në detyrë. Robert Kenedi, vëllai i ish-presidentit Xhon Kenedi, po ashtu u ekzekutua në 1968-ën, gjatë zhvillimit të zgjedhjeve paraprake brenda demokratëve ku ai ishte në rrugë të mbarë për të fituar kandidaturën presidenciale të tyre.
Atentateve u kanë shpëtuar ndër të tjerë edhe presidentë si Xhorxh W. Bush në 2005-ën, Ronald Regan në 1981-shin, Harri Truman në 1950-ën apo Franklin Ruzvelti në 1933-shin.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!