Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki nuk dinte si të përgjigjej kur u pyet nga gazetarët lidhur me një shaka të cilësuar si “pa kripë|” nga ana e presidentit Joe Biden mbi krizën e Afganistanit. I pyetur nga një reporter se cfarë do të bënte nëse shtetas amerikanë do të mbeten të bllokuar në atë vend pas afati të 31 gushti, Biden iu përgjigj: “Ja, ty do të të marr të parin në telefon”! Gazetari Petër Doocy e pyeti Psakin se “cfarë ka për të qeshur në një situatë të tillë”, dhe zëdhënësja u gjet krejtësisht e papërgatitur. Psaki dha një përgjigje të vagët. “Mendoj se ajo që ai përcolli, ose më saktë ajo që unë po përcjell këtu është se sic deklaroi dhe sekretari i shtetit, ne jemi në rrugën e duhur për të përmbyllur misionin tonë në 31 gusht”, tha plot ngurrim. Një ditë parë u realizuan gjithsej 90 fluturime nga avionë amerikanë dhe ndërkombëtarë nga Kabuli, mesatarisht një çdo 39 minuta. 88,000 vetë janë evakuuar që kur filloi operacioni para disa javëve. Skena në aeroportin ndërkombëtar “Hamid Karzai” mbetet e tensionuar dhe kaotike, por zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se “nuk do të jetë përgjegjësi e amerikanëve” që të kontrollojnë sigurinë e aeroportit pas 31 gushtit, data që ka caktuar Presidenti amerikan, Joe Biden për përfundimin e operacioneve ushtarake në Afganistan.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#JoeBiden #Afghanistan#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/idm-7JP4iSA/mqdefault.jpg)