Një 21-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi mbrëmjen e së dielës është kapur me armë me pa leje me vete. Bëhet fjalë për Enes Shahon, i cili në momentin që pa policët, hodhi pistoletën që kishte me vete në lumë. I riu ka qenë i dënuar më parë për ‘kanosje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.
Arrestimi i 21-vjeçarit erdhi pas disa javësh hetime proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar "Tushemishti", për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Policët arrestuan të riun në vendin e quajtur, "Ura e Tushemishtit" në Pogradec. Enes Shaho ishte pasagjer dhe sapo konstatoi policët që i bënë me shenjë të ndalonte, ka hedhur armën në drejtim të lumit. Sipas njpftimit të Policisë, 21-vjeçari e mbante armën në brez.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur në lumë, armën e zjarrit pistoletë me 6 fishekë në karikator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shkop hekuri, një thikë dhe një celular që u gjetën në çantën e 21-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Pogradec#Policia
Ещё видео!