[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Thethi, perla e alpeve shqiptare është kthyer në një destinacion që po zgjon gjithnjë e më shumë interesin e vendasve e të huajve.Cdo vit në këtë zonë malore shkojnë rreth 100 mijë turistë. Por me perfundimin e asfaltimit të rrugës kjo shifër pritet që të rritet më tej.Vetëm 70 kilometra nga qyteti i Shkodrës fshati turistik që gjendet në mesin e parkut kombëtar të thethit e shpallur si zonë e mbrojtur rrethohet po ashtu nga malet e “Bjeshkëve të Namuna”.Turistët e huaj vlerësojnë bukuritë e alpeve, kulinarinë dhe mikpritjen. "Jam nga Holanda. Eshtë hera e parë. Më pëlqen shumë. Eshtë shumë bukur. Male të larta shumë.S'kisha parë më parë.""Ka shumë gjëra të bukura, si male të larta, por dhe mënyra si janë ndërtuar shtëpitë. Disa nga pjesëtarët e grupit janë për herë të parë, kurse të tjerë jo, e kanë të disatën herë."Ndërkohë që zhvillimi i turizmit është një mundësi e mirë punësimi edhe për shoqëruesit e turistëve si dhe persona të tjerë.Natyra thuajse e paprekur nga dora e njeriut, ujërat si dhe mundësitë për ecje e alpinizëm e kanë rritur vlerën e kësaj zone turistike.
![](https://i.ytimg.com/vi/ix2UWkGCTA0/maxresdefault.jpg)