Byreçka me palaçinka
Përbërësit:
2-3 vezë
300 ml qumësht
300 ml ujë
270 gr miell
1 lugë pluhur pjekës
1 lugë kafe kripë
2 lugë gjelle majdanoz i grirë hollë
150 gr djathë cheddar
100 gr djathë feta
Përgatitja:
Rrahim vezët në një tas dhe shtojmë në të qumështin, ujin, kripën, pluhurin pjekës, miellin dhe I trazojmë derisa të formohet një masë homogjene (e hollë). Shtojmë majdanozin e grirë hollë dhe bishtat e qepës të grirë hollë.
Lyejmë një tigan me pak vaj ose gjalpë dhe shtojmë një garuzhde nga brumi, i pjekim nga të dyja anët dhe i largojmë.
Vendosim në çdo palaçinkë, në qendër, djathë të bardhë dhe djathë cheddar, i palosim ato në formë katrore dhe i lëmë mënjëanë. Në një tigan hedhim pak vaj Olim dhe i skuqim byreçkat duke vendosur palosjen fillimisht nga poshtë.
I largojmë duke i vendosur në një pjatë me letër kuzhine.
I shërbëjmë të ngrohta të shoqëruara sipas preferencës.
Ещё видео!