Efektivët e policisë do të punojnë orë shtesë gjatë periudhës së sezonit turistik. Këshilli i Ministrave mori vendimin që punonjësve të policisë së shtetit t’iu zgjatet koha normale e shërbimit me katër orë më shumë për turn. Kjo, për periudhën nga data 16 qershor deri në datën 15 shtator.
Ky vendim u mor për shkak të fluksit të punës që ka gjatë kësaj periudhe dhe domosdoshmërisë që policia e shtetit të jetë në gatishmëri për të ruajtur rendin dhe sigurinë. Orët shtesë do të kompesohen me pagë dhe pagesa do të kryhet bashkë me pagën mujore të muajit kur është bërë shërbimi.
Pas ditë më parë, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku urdhëroi edhe anulimin e pushimeve vjetore të planifikuara të vitit 2024, në periudhën 20 qershor deri më 15 shtator, për të gjitha strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, të cilat ngarkohen me detyra për sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.
Drejtuesit e strukturave qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, si dhe të strukturave të veçanta, do e marrin lejen vjetore për periudhën e mbetur deri në fund të vitit kalendarik 2024, pra pas datës 15 shtator.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Polici#Turiste#
Ещё видео!