Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në fillim të vitit ishte shprehur kundër çdo lloj varianti të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, qoftë edhe pa kompetenca ekzekutive, ndërsa paralajmëronte se do të linte pozitën e kryenegociatorit në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nëse Qeveria e Kosovës ndryshonte qëndrim. Keshtu shkruan Albanian Post.
“Në momentin që Qeveria e Kosovës e ndryshon qëndrimin për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe thotë që do të krijohet, qoftë edhe me kompetenca joekzekutive, atëherë unë nuk do të jem më në dialog”, deklarohej ai në mars të këtij viti, disa ditë pas arritjes së Marrëveshjes Bazë (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit (Ohër, 18 mars).
Megjithëkëtë, ai jo vetëm që nuk ka lënë procesin e dialogut dhe postin e tij sipas etikës së pushtetit, por pritet të ftohet ditët në vijim së bashku me kryenegociatorin e palës serbe, Petar Petkoviç, për të diskutuar hapat drejt zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Emisari Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se së shpejti do t’i ftojë kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar modalitetet e “propozimit modern evropian” për këtë mekanizëm për serbët e Kosovës, derisa ka shtuar se edhe “pyetjet dhe shqetësimet” do adresohen javën në vijim.
Nderkohe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherit politikani që për një dekadë ka kundërshtuar ashpër çdo marrëveshje me Serbinë, ka shprehur gatishmërinë për të nënshkruar një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe pa njohje reciproke mes dy fqinjëve armiqësorë.
#shba #kosova #serbia #asociacion #vucic #kurti #perputhen #lajmetefundit
Subscribe to our channel "NTV Televizion" on YouTube for daily NEWS and INFO
NTV Family on the WEB:
►Visit us on [ Ссылка ]
►Follow us on Instagram: [ Ссылка ]
►Like us on Facebook: [ Ссылка ]
____________________________
NTV Televizion është një platformë dinamike, profesionale dhe e pavarur, me lajme nga Rajoni dhe Bota!
Prodhim i NTV Televizion
𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : NTV
℗ & © NTV Televizion. All Rights Reserved.
Ещё видео!