Partia Demokratike ka një bast të cilin kërkon ta fitojë, zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Në kuadër të këtij basti me veten, demokratët kanë nisur diskutimet për caktimin personave që do të mbajnë barrën më të rëndë, drejtuesve politikë në qarqe. Luçiano Boçi, i cili arriti të marrë një prej rezultateve më të mira në Elbasan, personalisht, i është besuar një detyrë e vështirë. Boçi është caktuar si drejtues politik për Shkodrën, një qytet ky, bastion i Partisë Demokratike, por që në zgjedhjet e fundit lokale u arrit të merrej nga Benet Beci, ish-drejtor i lartë në kohën e Berishës, e këtë herë garonte nën siglën e Partisë Socialiste. Ndërkohë Flamur Noka, ashtu si në zgjedhjet lokale, pritet sërish të jetë drejtues qarku për Elbasanin.
Oerd Bylykbashi, nënkryetari tjetër i Partisë Demokratike, është caktuar si drejtues politik për Qarkun e Durrësit, si një qar të cilin e njeh shumë mirë për shkak edhe se jeton atje.
Kryeqyteti i cili përbën edhe qarkun më të rëndësishëm me 36 mandate do të jetë i ndarë në 4 rajone, ku secili prej tyre do të ketë një drejtues. Por krahas rajoneve, deputetë të caktuar do të jenë përgjegjës për njësitë përkatëse, si Dhurata Çupi me njësinë numër 9.
Dibra duket se do i besohet sërish Xhelal Mziut, teksa Isuf Çela mund të jetë një prej figurave që do të drejtojë qarkun e Kukësit. Edhe për Vlorën, Bujar Leskaj pritet të jetë drejtues i këtij qarku, teksa po diskutohet që disa qarqe të rëndësishme të kenë më shumë se një drejtues. Jozefina Topalli në zgjedhjet e shkuara ishte drejtuese për Lezhën, por ende nuk ka një konfirmim këto zgjedhje, pasi po përflitet edhe emri i Gjin Gjonit, aktualisht kryetar i PD-së së Lezhës. Por ajo që është që vlen të theksohet është se kjo është një betejë ‘jetë a vdekje’ për ish-kryeministrin Berisha, i cili në statut ka të sanksionuar largimin nga detyra e kryetarit nëse humb zgjedhjet parlamentare.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Beteja#Berisha
![](https://i.ytimg.com/vi/j5HU-W75lkU/maxresdefault.jpg)