Grupi hetimor i ngritur pas shpërthimit me tritol në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Stërkaj ka marrë në shqyrtim të gjitha dosjet nën gjykim dhe vendimet e viteve të fundit të gjyqtarit
Pista kryesore që po hetohet është ajo e sulmit për shkak të detyrës. Si gjyqtari Stërkaj, ashtu edhe bashkëshortja e tij në dëshmitë paraprake kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt të hapur. Dëshmitë e tyre përforcojnë bindjen e prokurorisë së sulmi me tritol është shantazh ndaj gjyqtarit.
Prokuroria tregohet e rezervuar për të dhënë më shumë detaje në lidhje me ngjarjen, ndërsa gjyqtari Stërkaj është i njohur në Shkodër për shkak se për vite me radhë ka dhënë vendime në sektorin e minorenëve.
Megjithatë, për shkak të shkurtimeve në gjykatën e Shkodrës prej vettingut dhe dorëheqjeve, kohët e fundit gjyqtari ka ndjekur edhe dosje të tjera. Sulmi me tritol në banesën e gjyqtarit ka bërë që të ketë reagime të shumta, që nga ministrat, te deputetët e deri te ‘qeveria’ e gjyqësorit, KLGJ, që ka dalë menjëherë me një deklaratë për mediat, miratoi të hënën vendimin për marrjen në mbrojtje të gjyqtarit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Pista#Tritoli
![](https://i.ytimg.com/vi/j75GmtzG3-Q/mqdefault.jpg)