Lajme Arkiva 2001
Opozita shqiptare mund të arrijë qëllimet e saj politike duke marrë pjesë në Parlament. Me këtë opinion ka dalë sot kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, njëri prej aleatëve të koalicionit "Bashkimi për Fitore".
Një ditë pas konkluzioneve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, Z.Mediu sqaron se arsyet kryesore, për të cilat opozita duhet të futet në parlament, janë zbatimi i rekomandimeve të ODIHR-it, si dhe disa ndryshime kushtetuese duke përfshirë edhe zgjedhjen e Presidentit.
Fatmir Mediu: Ne kemi një mendim të përbashkët për krijimin e këtij komisioni sipas rekomandimeve të ODIHR-it, që do të thotë komision parlamentar. Pra, kemi pranuar hyrjen në Parlament, por ky komision patjetër duket të ketë konfigurimin e duhur dhe të ketë autoritetin e nevojshëm për të arritur marrëveshje, për të implementuar këto marrëveshje e njëkohësisht për të pasur dhe një palë të tretë, e cila gjithmonë është e interesuar për një politikë normale në Shqipëri, që është pala ndërkombëtare. Por mendoj se Parlamenti, pavarësisht nga problemet që ka, është një institucion që duhet parë sesi duhet të ketë rolin e vet opozita shqiptare.
Kreu i republikanëve, Mediu, ka pranuar se mes aleatëve ka mendime të ndryshme, për hyrjen apo jo në parlament. Sot, asnjëra prej partive aleate, përfshirë edhe Partinë Demokratike, nuk kanë mbajtur qëndrim kundërshtues ndaj kërkesës së republikanëve për t’i dhënë fund bojkotit parlamentar./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!