Kategoria D: Autobusët me më shumë se 8 ulëse, përveç ulëses së shoferit , me rimorkio e cila nuk tejkalon masën 750 kg.
Kategoria D1: Minibusët të cilët përveç Ulëses së shoferit kanë më shumë se 8 e deri në 16 ulëse.
Pyetjet ne kete test jane si meposhte:
1. Autobusi, është mjet me motor i destinuar për transport njerëzish, me më shumë se 9 ndenjëse, përfshirë edhe atë të drejtuesit të mjetit.
2. Transporti i udhëtarëve, e përfshin transportin ndërkombëtar të udhëtarëve me autobus.
3. Përfshihet në transportin rrethqytetës të udhëtarëve, shërbimi në linja të rregullta, edhe ndërmjet bashkive të disa rretheve.
4. Transporti rrugor ndërkombëtar i udhëtarëve, mund të kryhet vetëm nëpërmjet shërbimeve të rastit.
5. Leja e transportit (Autorizimi, leje bilaterale transporti), është dokument që rrjedh nga marrëveshjet ndërkombëtare bilaterale, ku Republika e Shqipërisë është palë.
6. Për transportin ndërkombëtar të udhëtarëve autobusi duhet të ketë një vjetërsi prodhimi jo më shumë se 15 vjet
7. Drejtuesi i autobusit interurban, duhet të shmangë ngadalësimet e panevojshme
8. Për sigurinë dhe komoditetin e udhëtimit me autobus duhet që nëse lejohet, udhëtarët që janë në këmbë duhet të shpërndahen uniformisht në korridor ose në hapësirat e parashikuara
9. Janë subjekt licencimi dhe certifikimi personat fizikë/juridikë që kërkojnë të ushtrojnë veprimtarinë në fushën e transportit, për llogari të vet, të nxënësve të arsimit parashkollor parauniversitar dhe studentëve.
10. Për të ushtruar aktivitetin, drejtuesi i mjetit të certifikuar për transport të rregullt të specializuar, ose për llogari të vet, për nxënësit e arsimit parashkollor, parauniversitar dhe studentët, duhet të vërtetojë se nuk është dënuar asnjëherë më parë nga organet e drejtësisë për trafikim të qenieve njerëzore apo drogës dhe për vepra penale kundër personit
Rezultati
Urime, keni kaluar.
Pikët tuaja: 10
Pikët për kalim: 9
Gjithsej pikë: 10
#autoshkolla #kategoriad #d1d
Ещё видео!