Qeveria zvicerane ka paraqitur për miratim në parlament Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Marrëveshja e cila u firmos më datë 18 shkurt të këtij viti në Tiranë, ndërmjet Ministrit për Punët e Brendshme të Zvicrës, Alain Berset dhe Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina brahimaj, u dërgua në parlament dy ditë më parë.
Marrëveshja dypalëshe formalizon marrëdhëniet e sigurimeve shoqërore midis Zvicrës dhe Shqipërisë. Ajo mbulon sigurimet për moshën e tretë për mbijetuesit dhe invalidët si dhe garanton trajtim të barabartë të të siguruarve, disiplinon derdhjen e kontributeve jashtë vendit dhe eviton rastet e taksimit të dyfishtë apo abuzimeve.
Kjo marrëveshje mes dy qeverive, përputhet me standardet ndërkombëtare për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore. Rreth 2 mijë shtetas shqiptarë do të përfitojnë njohjen e kontributeve, në bazë të njohes së kësaj marrëveshje.
Më parë, një periudhë punësimi, një periudhë pagesë e sigurimeve shoqërore, e cila ishte e kryer në Shqipëri, nuk do të njihej nëse personat do të udhëtonin në Zvicër dhe do të fillonin një punë atje.
Kujtojmë se qeveria zvicerane ka ofruar rreth 410 milionë dollarë mbështetje financiare për Shqipërinë, për zhvillimin ekonomik, për mirëqenien sociale, për sektorë prioritarë, si dhe ndihmoi vendin tonë në vitin 2019, kur ndodhi katastrofa me tërmetin.
PAmje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Zvicër#Pensione#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/jHnszipzRX8/maxresdefault.jpg)