Ditët e fundit monedha europiane ka pësuar një rritje të ndjeshme. Këtë të mërkurë, referuar kursit zyrtar të Bankës se Shqipërisë, euro u këmbye me 102.22 lekë, duke shënuar një rritje me 1.15 lekë krahasuar me të martën.
Rritja e eurës ka ndikuar edhe në rritjen e monedhave të tjera të huaja. Dollari Amerikan u këmbye këtë të mërkurë me 92.35 lekë, duke regjistruar një rritje me 2.41 lekë krahasuar me një javë më parë.
Ndërsa paundi britanik u këmbye me 119.12 lekë, në rritje me 3.4 lekë krahasuar me minimumin historik që arriti të enjten e kaluar.
Faktorët fondamentalë të tregut duket se në afatin e shkurtër do të vazhdojnë të mbështesin Lekun e fortë.
Sipas Monitor, statistikat treguan se numri i turistëve për gjysmën e parë të këtij viti arriti një nivel rekord dhe prurjet nga turizmi do të vazhdojën të ngelen të larta, së paku deri në fund të sezonit veror.
Me bazë vjetore, kursi i këmbimit Euro-Lek ngelet në rënie dyshifrore, me 12.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Dollari#TopChannel
Ещё видео!