Muhamet Alidemaj është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Muhamet Alidemajn për krime lufte gjatë vitit 1999 në Izbicë. Për këtë, Alidemaj është dënuar me 15vjet burgim.
Sipas aktakuzës, Alidemaj kishte marrë pjesë bashkë me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe në vrasjen e civilëve shqiptarë në masakrën e Izbicës që kishte ndodhur në mars 1999, e ku ishin vrarë e masakruar 130 shqiptarë.
Kurse, ndaj tij u shpall aktgjykim refuzues për dispozitivin e dytë, ku ngarkohej për zhvarrosjen e trupave me ekskavator, pasi në fjalën përfundimtare në seancën e 9 korrikut 2024, prokurori Ilir Morina u tërhoq nga pika e dytë e dispozitivit të aktakuzës, për shkak se nuk ishte arritur të vërtetohet se i akuzuari Alidemaj ka marrë pjesë në zhvarrosjen e viktimave.
Në një arsyetim të shkurtër, gjykatësi tha se pas mbajtjes së shumë shqyrtimeve gjyqësore dhe administrimit të provave, përkatësisht dëgjimit të dëshmive të dëshmitarëve, është vërtetuar se i akuzuari Alidemaj ka qenë pjesë e forcave serbe dhe ka marrë pjesë në masakrën e Izbicës.
Alidemaj, ish-pjestar I policisë serbe, sipas gjykatës mori pjesë në masakër, ku pasi përzunë në drejtim të shqipërisë grate e fëmijët nën ushtrimin e dhunës, burrat I ndanë dhe I masakruan. 130 persona humbën jetën, ku 114 viktima u identifikuan, 12 civilë arritën të mbijetojnë e pas dy muajve, thuhet se i zhvarrosën trupat me ekskavator dhe i larguan duke i transportuar me disa kamionë në drejtim të panjohur. Pas përfundimit të luftës trupat e viktimave u gjetën në varreza masive në Batajnicë të Serbisë, në fshatin Suhodoll të Mitrovicë dhe në fshatin Novolan të Vushtrrisë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kosovë#Prishtinë
Ещё видео!