Policia e Vaut të Dejës ka arritur të zbulojë dhe godasë një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, ku për pasojë është shpallur në kërkim autori I dyshuar, teksa është proceduar penalisht kryeplaku I fshatit për shpërdorim detyre.
Sipas informacionit policor, në fshatin Mnelë e Vogël, janë konstatuar 583 fidanë të dyshuar kanabis, të cilët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Për këtë është arritur të identifikohet dhe është shpallur në kërkim autori i dyshuar I kultivimit të fidanëve të hashashit, shtetasit Ndue Gjeçaj, banues në Lezhë, teksa vijon puna për kapjen e tij.
Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin Prend Gjedoçaj, kryeplak i fshatit Mnelë e Vogël, Vau i Dejës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Lezha#TopChannel
Ещё видео!