#pagjurme #odetadume #reportTV
Pjerin Shestani humbi më 14 mars, u gjet më 16 mars
’Pa Gjurmë’ gjen një orë pasi mbylli transmetimin live Pjerin Shestanin. Ai humbi gjurmët Ditën e Verës në zonën e 21-dhjetorit, ndërsa u gjet pranë Liqenit Artificial në Tiranë, falë shumë dëshmive të ardhura nga qytetarët.
Të tjera emocione u përjetuan pasditen e kësaj të enjte, kur u shfaqën momentet e takimit të nënës me të birin. E moshuara kishte kërkuar ndihmën e policisë, por uniformat blu e kishin përcjellë duke i thënë ’Të rroni vetë’. Ajo iu drejtua Report Tv për ndihmë, nga ku u bë e mundur gjetja e Pjerin Shestanit.
‘Jam e lumtur që ma gjetët djalin. I falenderoj të gjithë se nuk e kisha menduar se djalin do ma gjenit brenda ditës. Kërkova ndihëmn e policisë, por ata ma mbyllën derën. U ktheva në shtëpi duke qarë se e kam djalë dhe më dhëmb shpirti’ u shpreh e 82-vjeçarja
Ещё видео!