Një prodhues jo shumë I njohur amerikan automobilësh theu rekordin e shpejtesisë duke rrëmbyer titullin e makinës më të shpejtë në botë. SSC North America njoftoi se prodhimi I tij, supermakina Tuatara arriti shpejtësine e 508 km në ore gjatë dy provave ne drejtime te ndryshme. E testuar në një rrip toke prej 11 km në një autostradë të Nevadës, ajo theu gjithashtu edhe rekordin e shpjejtësisë më të madhe në një rrugë publike, ku shënoi më shumë se 532 km në orë. Dy specialistë të pavarur ishin sipas SSC dëshmitarë të rekordit të ri botëror. Tuatara, e cila I hap dyert me sistemin flutur, 1,750 kuaj fuqi nga një motor V-8 turbo. Modeli I saj aerodinamik u frymëzua nga avionët luftarakë. Kompania thotë se për krijimin e saj është dashur më shumë se një dekadë kërkimesh dhe zhvillimi. SSC, e themeluar në 1998 në Richland, Washington, planifikon të prodhojë 100 supermakina Tuatara për shitje.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Makina#Rekord#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/jWKHz9jGuGM/maxresdefault.jpg)