Ambasada amerikane në Tiranë dhe policia shqiptare pritën në një takim këtë javë drejtorin e Programit të Asistencës për Antiterrorizmin në Shërbimin e Sigurisë Diplomatike i Departamentit të Shtetit, Timothy Leeds dhe menaxherin e programit James Doherty.
Leeds dhe Doherty, nën shoqërinë e oficeres së re të Sigurisë Rajonale të Ambasadës, Kathryn Hammond, u takuan me shefin e policisë së shtetit Muhamed Rrumbullakun, ku një nga cështjet që u diskutua mes tyre ishte mënyra se si programi i asistencës në Shërbimin e Sigurisë Diplomatike mund të vazhdojë të mbështesë zbatimin e ligjit në vendin tonë.
Prej 7 vitesh, që nga viti 2016 programi i Asistencës në Shërbimin e Sigurisë Diplomatike nëpërmjet Zyrës Rajonale të Sigurisë në Ambasadë, ka dhuruar miliona dollarë pajisje dhe ka ofruar trajnime të shumta për Policinë e Shtetit për të përmirësuar aftësitë e saj në fushën e antiterrorizmit, krimit kibernetik dhe mjekësisë ligjore dixhitale.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, zyrtartët amerikanë u takuan edhe me Alban Dautajn, Drejtorin e Kundër Terrorizmit, ku së bashku diskutuan se si kurset e mëparshme të trajnimit kanë përfituar nga operacionet kundër terrorizmit në Shqipëri.
Vizita theksoi bashkëpunimin e fortë mes Zyrës së Sigurisë Rajonale të Ambasadës Amerikane dhe Policisë së Shtetit Shqiptar.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Siguria#Kibernetike
Ещё видео!