Hamasi pranon një propozim amerikan për të filluar bisedimet për lirimin e pengjeve izraelite. Pjese e marrëveshjes përfshin lirimin e ushtareve, 16 ditë pas fazës së parë të një marrëveshjeje që synon t'i japë fund luftës në Gaza.
Grupi militant islamik ka hequr dorë nga kërkesa që Izraeli së pari të angazhohet për një armëpushim të përhershëm përpara nënshkrimit të marrëveshjes dhe do të lejojë negociatat për ta arritur këtë gjatë fazës së parë gjashtëjavore.
Propozimi mund të çoje në një marrëveshje kornizë nëse pranohet edhe nga Izraeli dhe do t'i jepte fund luftës nëntë-mujore midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.
Të premten zyra e kryeministrit Netanjahu tha se bisedimet do të vazhdonin javën e ardhshme dhe theksoi se mbeten ende boshllëqet midis palëve.
Propozimi i ri siguron që ndërmjetësit po finalizojnë garanton një armëpushim të përkohshëm, shpërndarjen e ndihmës dhe tërheqjen e trupave izraelite për sa kohë që bisedimet indirekte vazhdojnë për zbatimin e fazës së dytë të marrëveshjes.
Përpjekjet për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gaza janë intensifikuar gjatë ditëve të fundit me diplomacinë aktive të Uashingtonit, Izraelit dhe Katarit, i cili po udhëheq përpjekjet ndërmjetësuese nga Doha, ku është vendosur lidershipi i Hamasit në mërgim.
Administrata amerikane po përpiqet shumë për të siguruar një marrëveshje përpara zgjedhjeve presidenciale në Nëntor.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/jj3PnSal930/maxresdefault.jpg)