Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka konsideruar të turpshme thirrjen e Bashkimit Evropian që për çështjen e Bankës së Serbisë në Kosovë, të dialogohet në Bruksel, dhe ka pretenduar se sjelljet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, janë përpjekje për të shkaktuar konflikt të armatosur.
Policia e Kosovës mbylli të hënën disa degë të postës së serbisë në veri të vendit duke ndezur reagimin e ashpër të Beogradit por edhe kritikat e BE dhe SHBA. "Ne nuk duam luftë, duam të ruajmë paqen. Kurti po e bën këtë në mënyrë të qëllimshme dhe të organizuar, me mbështetjen e disa fuqive perëndimore”, tha Vuçiç. Ai pretendoi se me veprimet e fundit është shkelur një marrëveshje e vitit 2015, e arritur në Bruksel, për telekomunikacionin dhe Postën e Serbisë. Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord në të shkuarën që për çështjen e shërbimeve postale të negociojnë në një fazë të mëvonshme. Vuçiç tha se ka biseduar për këtë çështje me të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak dhe se ka përcjell "mesazh të qartë". Mbyllja e objekteve është dënuar edhe nga zyrtarët e Postës së Serbisë, Listës Serbe, dhe institucioneve shtetërore të Serbisë.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Postës së Serbisë, Zoran Angjellkoviç, tha se Posta “ofron shërbime në përputhje me të gjitha rregulloret në fuqi”, dhe se aksioni policor në veri të Kosovës, është një vijim i terrorit sistematiknë komunat me shumicë serbe. Ai ka thënë se do të merren të gjithë hapat e nevojshëm që Posta të vazhdojë t’u shërbejë qytetarëve në Kosovë.
Posta e Serbisë në Kosovë kryen pagesa të ndryshme për serbët në Kosovë, prej fondeve që ndan Qeveria serbe për ta, përfshirë: pagat, shtesat për fëmijë dhe pensionet. Gjithashtu, përmes Postës së Serbisë, në Kosovë kryhen edhe pagesa të ndryshme për shërbimet që marrin qytetarët nga institucionet paralele, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë, për shembull, pagesa për nxjerrjen e dokumenteve serbe, pagesa për provime, dërgesa të parave, e tjera.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vucic#Kurti
Ещё видео!