#oranews #antimafia #prokuroriitalian #italia #tregudroges #mafiashqiptare #mafia #italishqiperi #antimafia
Një nga emrat më të rëndësishëm të Prokurorisë së Antimafies Italiane, prokurori i Catanzaros në Kalabri dhe një nga ekspertët më të mirë të luftës kundër mafies kalabreze Ndrangheta, Nicola Gratteri, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Ora e Ora News.
Prokurori ka komentuar raportin e fundit të Antimafias Italiane, sinjalet më shqetësuese të aktivitetit kriminal të mafies në fokusin e zhvillimeve ndërkombëtare si dhe rolin e mafies shqiptare në botën e krimit të organizuar evuropian e botëror.
Gratteri shprehet i shqetësuar se pas luftës në Ukrainë, armët në zotërim të civilëve do të blihen nga mafiet, ndërsa për krimin e organizuar shqiptar thotë se është gjithnjë e më alarmues.
RTV Ora: Prokuror, sapo ka dalë raporti i fundit i Antimafias Italiane. Cili është preokupimi e alarmi i të dhënave të kësaj analize gjashtë mujore në fokusin dhe të zhvillimeve të fundit ndërkombëtare ?
Nicola Gratteri: Sipas raportit të fundit të Antimafias, sipas të dhënave specifike dhe të analizuara nga ne, në Itali kemi një Ndrangheta mjaft të fortë e që vazhdon të jetë lider në tregtimin e kokainës. Kanë një sasi të madhe parash në duar e me anë të tyre arrijnë të blejnë gjithçka që mund të blihet. Këtij kuadri i shtohen dy vështirësi të mëdha për ne për të luftuar mafiet e në veçanti Ndrangheta. E para është Covid që godit gjithë botën e që ka gjeneruar një krizë të madhe ekonomike duke vënë në vështirësi sidomos sektorin e ristoracionit, turizmin, hoteleritë. Sipërmarrjet pa një bazë të fortë ekonomike u detyruan t'i shisnin aktivitetet e tyre më çmim mjaft të ulët.
E mafiet që kanë një disponueshmëri të madhe parash, arrijnë t'i blejnë ato. E në të njëjtën kohë mafiet po përgatiten të gllabërojnë paratë e fondeve të Bashkimit Europian. Si pasojë e krizës shkaktuar nga Covid, në Itali po mbërrijnë paratë e aprovuara nga Institucionet Europiane për të ndihmuar vendet anëtare, e mafiet po përgatiten se si të mbërrijnë e të kapin paratë e këtyre fondeve. Jo vetëm për të fituar tenderat publikë por dhe në përfshihen në aktivitete të specializuara bonifikuese, apo duke ofruar punë krahë në të zezë me kosto të ulët. E të gjitha këto përdoren për të shtuar pasurinë e mafies.
Vështirësia e dytë që kemi aktualisht në luftën kundër mafieve e në veçanti kundër Ndranghetas, është lufta në Ukrainë, që është një mundësi e artë për mafien. Po pse e them këtë? Jemi të shqetësuar se pas përfundimit të luftës, armët do t'u mbeten civilëve të thjeshtë ukrainas, e mes tyre dhe artileri e rëndë, armë të sofistikuara. Dhe siç ndodhi gjatë luftës në Jugosllavi, pas përfundimit të saj, mjaft familje kishin 5 o 6 kallashnikov në shtëpi, dhjetëra kilogramë eksplozivi që i ruajtën duke menduar se mund të duhen në të ardhmen. Disa i ruajnë akoma, e disa të tjerë ia shitën këto armë, Ndranghetas, mafies puglieze Sacra Corona Unita, E pra këto armë armatosën mafiozët dhe u përdorën për të luftuar mes tyre apo për të favorizuar aktivitetet e paligjshme, E njëjta gjë jemi të shqetësuar se mund të ndodh dhe në fund të luftës mes Ukrainës e Rusisë. Pra në këtë këndvështrim kërkojmë më shumë vëmendje e duhet të jemi më të preokupuar.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!