Familja Kaçifa nuk ka tërhequr trupin e të ndjerit nga morgu në Gjirokastër. Gazetari i ABC News Orges Sako, raportoi se ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të viktimës nga pala shqiptare është kryer. Por familja e të ndjerit ka depozituar një kërkesë për kryerjen e një tjetër ekspertize nga ekspertë grekë. Në këto kushte prokuroria lokale është përgjigjur që çështja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërkohë që ekspertiza nga pala shqiptare ka përfunduar. Prokuroria ka bërë të ditur se familja mund ta tërheqë trupin e 35 vjeçarit dhe më pas ka të drejtën e saj të bëjë ekspertizë tjetër në shtetin grek. Në familjen e të ndjerit shkuan dhe përfaqësues të popullit.
Petrit Azemaj, perfaqësues i Avokatit të Popullit: “Qëllimi i ardhjes sonë si instuticion ishte që të kryejmë një hetim të pavarur administrativ, që do të thotë të mbledhim të dhën në lidhje me ngjrjen në veprimet e kryera edhe nga unonjës të policisë dhe pastaj do të konkludojmë.”
Nga ana tjetër, në vendin ku mbeti i vrarë Kostandinos Kaçifa është ngritur një memorial me gurë dhe të afërmit kanë vendosur lule. 35 vjeçari u vra të dielën në Bularat gjatë një shkëmbimi zjarri me Forcat e Reneas. Këto të fundit mbërriten në fshat me kërkesë të policisë lokale, e cila u përball me breshëri armësh nga 35 vjeçari. Gjatë kohës që u rrethua nga RENEA, Kaçifas nuk pranoi të dorëzohej dhe ka vazhduar të qëllojë me armë drejt uniformave blu./abcnews.al
![](https://i.ytimg.com/vi/jm6R-OxfymI/maxresdefault.jpg)