Këmbëngulja e vazhdueshme e familjarëve të 26 viktimave të Gërdecit, shtyu Gjykatën e Posacme Antikorrupsion të pranojë kërkesën e SPAK dhe të rihapë edhe njëherë dosjen e shpërthimit në Gërdec, duke nisur rigjykim për Fatmir Mediun, në atë kohë ministër i mbrojtes.
Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj 7 vjec, në ngjarjen e 15 marsit të vitit 2008, u kthyeu në simbolin e drejtësisë dhe prej vitesh nuk u ndal derisa autoritetet vendosën që të rihapnin edhe njëherë dosjen e Gërdecit.
Në tetor të vitit 2021, GJKKO mori vendimin të hetojë sërish ngjarjen e Gërdecit dhe regjistroi procedim penal për ish ministrin e mbrojtes Fatmir Mediu.
Procedimi penal u regjistrua për veprat penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, në kuadër komandues.
Gjykata e Posaçme e Apelit revokoi vendimin e vitit 2009 të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes në ngarkim të ish-ministrit.
Rihapja e kësaj cështjes pas 12 vitesh, erdhi si pasojë e kërkesës se herëpashershme të Zamira Durda, fëmija e së cilës mbeti viktimë e shpërthimit.
Durda kërkoi nga SPAK rihapjen e cështjes , pasi sipas saj ish-ministri Mediu nuk u hetua pasi u mbrojt nga imunteti që kishte dhe dosja u mbyll në vitin 2009.
Pasi uthirr në SPAK për ti komunikuar atij akuzën për shpërdorim detyre, Mediu tha se nuk e pranon akuzën e ngritur, pasi ajo është e motivuar politikisht.
Në atë kohë, ish-Ministri I Mbrojtjes theksoi se është i pafajshëm dhe nuk ka pasur asnjë kontakt personal me bizneset që merreshin me demontimin e armëve, që sipas tij ishte pjesë e sigurisë kombëtare.
Ai shtoi se është hetuar disa herë dhe nuk është gjetur asnjë prove që e ngarkon atë për korrupsion, ndërsa shprehu bindjen se akuzat ndaj tij do të rrëzohen në gjykatë.
Përvec Mediut, një tjetër emër që u lakua gjërësisht, si përgjegjës për këtë ngjarje, ishte ai i Shkëlzen Berishës, djalit të ish kryeministrit.
Dy orë pas ngjarjes së 15 marsit, nga tabulatet telefonike rezultoi se Mediu, kishte komunikuar në celular me Shkëlzën Berishës, telefonatë që zgjati 74 sekonda.
I pari person që ish ministri i mbrotjejs kishte marrë në telefon, ishte pikërisht Shkëlzen Berisha.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Dosja#Gërdeci
![](https://i.ytimg.com/vi/jn79KPHHax8/maxresdefault.jpg)