Gjigandi amerikan i farmaceutikës, Pfizer, thotë se ka mundësi që njerëzve do t’iu duhet edhe një dozë shtesë vaksine angti covid, brenda 12 muajsh nga vaksinimi i plotë. Shefi i Pfizer, Albert Bourla, po ashtu tha se është e mundshme që njerëzit të kenë nevojë për vaksinim vjetor kundër koronavirusit, njësoj si kundër gripit stinor. Pfizer e krijoi vaksinën kundër koronavirusit në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech. Vaksina thuhet se është 91 për qind efektive në mbrojtjen kundër koronavirusit dhe ajo duhet të jepet në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh. Vaksina, tash për tash, duhet të ruhet në temperatura ultra të ftohta: -70 gradë Celsius. Bourla tha se kompania e tij po punon në një formulë të re, që do të mundësonte ruajtjen e vaksinës për katër deri në gjashtë muaj në një temperaturë normale. Në muajin shkurt, Pfizer dhe BioNTech kanë thënë se janë duke testuar dozën e tretë të vaksinës së tyre, për të kuptuar më mirë përgjigjen imunitare kundër varianteve të reja dhe më ngjitëse të koronavirusit. Sipas Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka prekur mbi 138 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 2.9 milionë kanë humbur jetën dhe mbi 79 milionë janë shëruar. Aktualisht janë duke u përdorur disa vaksina për imunizim - në mesin e tyre: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca - që të gjitha të zhvilluara në Perëndim, pastaj Sputnik V e krijuar në Rusi, Sinopharm e Kinës e të tjera.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Pfizer#Vaccine#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/jwMGb7Eb3ho/maxresdefault.jpg)