Vijon megaoperacioni Tempulli në të gjithë qarkun e Lezhes ku në prangat e policisë kan rën 6 persona për vepren penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike". Burime nga policia bëjnë me dije se ky aksion vijon në të gjith qarkun e Lezhes dhe më të përqendruar janë pranë ambienteve të shkollave, bar kafe apo lokave të natës, po ashtu burime thonë se disa nga personat që janë arrestuar nga policia e Lezhes posedonin disa ambiente tip bar kafe mu benin dhe shpërndarjen e dozave të kokaines dhe kanabis sativa.
Gjithashtu, po në kuadër të këtij operacioni "Tempulli", në muajt dhjetor dhe janar, janë arrestuar në flagranë 14 shtetas dhe proceduar penalisht në gjëndje të lirë 10 të tjerë.
Të sekuestruara gjatë këtij operacioni në cilësinë e provës materiale janë:
- 6 kg lëndë narkotike kanabis sattiva
- 50 doza kokainë
- 42 aparatë celularë
- 3500 euro
- peshore elektronike
- grirëse për lëndë narkotike
Ky megaoperacion i shtrirë në të gjithë qarkun vijon me qëllim parandalimin dhe kapjen e personave që prodhojne dhe shesin lende narkotike
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Lezhë#Arrestim#TopChannelNews
Ещё видео!