Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje nga shoqata e alergologjise, mjeke specialiste, piktura nga femijet per astmen.
25 mijë fëmijë vdesin në vit nga sëmundja e astmës. Kjo shifër alarmante është trajtuar sot në ditën ndërkombëtare të kësaj sëmundjeje nga mjekë dhe specialistë të shoqatës shqiptare të Alergologjisë. Tema e ditës së sotme ishte " Ndihmoni fëmijët tanë të marrin frymë". Sipas të dhënave të publikuara 35% të fëmijëve ndjejnë një dhimbje organeve të frymëmarrjes si dhe prekje të zhvillimit psikologjik.
Mjekët dhe specialistët përcaktuan strategjitë imediate për zbatimin e planit global. Ato janë sigurimi i informacionit për pacientët nga autoritetet shëndetësore, sigurimi i një numri të mjaftueshëm personeli të kualifikuar, prania e trajtimit efektiv si dhe zbatimi i programeve kërkimore në një shkallë më të gjërë. Por vetë të vegjlit e kanë konceptuar ndryshe astmën.
Dhjetëra piktura të vendosura në muret e sallës kanë treguar se si fëmijët e kanë konceptuar sëmundjen. Prej organizatorëve, vogëlushët janë shpërblyer për pikturat e tyre në të cilët 10 dhe 14 vjeçarët kanë treguar se si ata mund të rrojnë duke thithur shumë më pak ajër.
Gazetar : Aldon Lipe
![](https://i.ytimg.com/vi/kJFJ97TZFt0/mqdefault.jpg)